11.5 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Cili është ndryshimi mes një personi të kënaqur dhe një tjetri të dëshpëruar?

Më të lexuarat

Nga: Prof. Dr. Mustafa Sadeni

Cili është ndryshimi mes një personi të kënaqur dhe një tjetri të dëshpëruar?

Një person i kënaqur, shesh mirësitë që ka, të cilat i duken të shumta dhe për këtë falënderon Zotin. Sakaq, një i dëshpëruar dhe pesimist, është gjithmonë i tensionuar, e sheh veten si të privuar nga mirësitë që kanë të tjerët. Ti ke në dorë ta ndryshosh veten nga i dëshpëruar dhe pesimist, në të kënaqur dhe optimist. Thjesht të duhet të vendosësh.
Një pesimist dhe i dëshpëruar, gjithmonë ankohet, është në ankth, i tensionuar, fjalët e tij janë irriturese dhe bezdisin të gjithë personat që e rrethojnë. Kur i vjen një e mirë, nuk e sheh me sytë e optimizmit dhe mirënjohjes për burimin e saj. Kjo, pasi kjo mirësi nuk ka qenë qëllimi i tij, por diçka tjetër. Ai është mosmirënjohës lidhur me mirësitë që i jep Zoti, duke mos e vlerësuar shëndetin, aftësinë për të ecur, respektin e njerëzve, sigurinë e jetës, familjes dhe pasurisë, banesën e gjerë, makinën komode, vëllezërit dhe motrat. I dëshpëruari dhe pesimisti harron ta falënderojë Zotin e lartësuar, pasi gjithmonë sheh atë që nuk e ka, gjë e cila e shqetëson dhe e streson. Ai lutet dhe bën të pamundur për të shtënë në dorë atë që nuk e ka, gjë e cila ia shton stresin dhe ankthin.
Sakaq, një person i kënaqur dhe optimist, ndihet në harmoni me veten, e sheh gjithmonë të buzëqeshur, me zemër të qetë, ndihet rehat dhe i patrazuar, paqësor, i është mirënjohës Zotit për mirësitë që i ka dhënë, falënderon Zotin që nuk e ka sprovuar si shumë të tjerë, nëse identifikon tek tjetri një mirësi që ai vetë nuk e ka, nuk shqetësohet dhe tensionohet. Në fakt, thjesht e lut Zotin që ti japë bereqet në atë mirësi që i ka dhënë dhe të mos e provojë dhe atë vetë nga begatitë. Një njeri i tillë, e kalon jetën i kënaqur, plot besim dhe dashuri.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit