2.1 C
Pristina
Tuesday, December 3, 2024

Cili është dhikri para ushqimit?

Më të lexuarat

PARA USHQIMIT

Pejgamberi ﷺ thotë: “Para se të hani ushqim, thoni:

بِسْمِ اللَّـهِ.
Bismil-lãh.
(Me emrin e Allahut).

Por nëse ndonjëri harron të përmendë emrin e Allahut në fillim të ushqimit, le të thotë:
بِسْمِ اللَّهِ فِي أَوَّلِهِ وَآخِرِهِ.
Bismil-lãhi, fĩ ewwelihi we ãḣirihi!
(Me emrin e Allahut, në fillim dhe në fund të ushqimit!).[1]

Pejgamberi ﷺ thotë:“Kushdo që Allahu ia mundëson të hajë ushqim, (kur të hajë) le të thotë:
اللَّهُمَّ بَارِكْ لَنَا فِيهِ وَأَطْعِمْنَا خَيْرًا مِنْهُ.
All-llãhumme bãrik lenã fĩhi we eṭ’imnãḣajran minhu!
(O Allah! Na e begato këtë ushqim dhe na jep diçka më të mirë se ky!).

Kushdo që Allahu ia mundëson të pijë qumësht, le të thotë:
اللَّهُمَّ بَارِكْ لَـنَا فِيْهِ، وَزِدْنَا مِنْهُ.
All-llãhumme bãrik lenã fĩhi we zidnã minhu!
(O Allah! Na e bëj të begatshëm dhe na e shto!).[2]

[1]Ebu Davudi (Sahih Tirmidhi).

[2]Tirmidhiu (Sahih Tirmidhi).

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit