22 C
Pristina
Saturday, May 25, 2024

CILA ËSHTË VLERA E 10 DITËSHIT TË FUNDIT TË RAMAZANIT?

Më të lexuarat

Hoxhë Irfan Tota

A gjërues të nderuar, 10 ditëshi i fundit i Ramazanit eshte pjesa e tretë e agjërimit të këtij muaji të madhnueshëm. Për shkak të vlerës së madhe që kanë këto 10 ditë, është veçuar me disa cilësi

E para: Profeti alejhi salatu ue selam, përpiqej duke shtuar adhurimin e Allahut me shumë se sa në pjesën tjetër të Ramazanit. Aishja radijallahu anha thotë: “Profeti alejhi salatu ue selam përpiqej më shumë në dhjetë ditëshin e fundit, gjë të cilën nuk e bënte në kohë tjetër.” (Muslimi)

Kurse në një transmetim tjetër Aishja radijallahu anha thotë: “Kur fillonte dhjetë ditëshi i fundit i Ramazanit, largohej nga gratë e tij, qëndronte gjithë natën pa gjumë (duke adhuruar Allahun) dhe zgjonte familjen e tij.” (Buhariu dhe Muslimi)

Kurse në një transmetim tjetër thotë: “Profeti alejhi salatu ue selam gjatë 20 ditëve të para të Ramazanit, e përziente natën me gjumë. Kur fillonte 10 ditëshi i fundti, i përvishej punës dhe qëndronte larg grave të tij.” (Ahmedi)

Hadithet e lartpërmendura janë argument që tregojnë vlerën që kanë këto dhjetë dite sepse Profeti alejhi salatu ue selam, përpiqej në adhurimin e Allahut me shumë se pjesën tjetër të Ramazanit, prandaj largohej nga gratë e tij dhe nuk flinte gjumë, me qëllim që t’i përkushtohej adhurimit duke falur namaz e duke shtuar përmendjen e Allahut. Qëndronte gjatë gjithë natës duke falur namaz nate, lexim Kurani, permendje të Allahut, per shkak të vlerës të këtyre ditëve dhe duke kërkuar natën e Kadrit

Nga cilësitë e këtij dhjetë ditëshi është, se Profeti alejhi salatu ue selam e zgjonte familjen nga gjumi, për namaz nate, dhiker-përmendje të Allahut, për të shfrytëzuar sa më shumë këto netë të begata, sepse me të vërtetë e meritojnë, që të shtohet adhurimi. Në këtë dhjetë ditësh është shansi dhe mundësia e jetës për atë që i jep sukses Allahu për adhurim, prandaj besimtari i zgjuar, nuk duhet ta humbë këtë rast kaq të çmuar për veten dhe familjen e tij. Këto janë vetëm disa netë të numëruara, tek të cilat njeriu ndoshta mund të fitojë një puhi të mëshirës së Allahut dhe të fitojë dynjane dhe Ahiretin

Eshtë humbje e madhe kur shikon shumë muslimanë, që i kalojnë këto kohë kaq të çmuara në veprime të padobishme, e kalojnë natën pa gjumë në veprime të kota. Kur vjen Koha e namazit të natës, flejnë gjumë dhe i heqin vetes të gjitha mundësinë për të fituar shpërblime, të cilat ndoshta nuk arrijnë të bëjnë kurrë në vitet që vijnë.

Nga adhurimet specifike të këtyre dhjetë ditëve është edhe Itikafi, sepse Profeti alejhi salatu ue selam e ka prakritkuar gjithmonë itikafin. Itikaf do të thotë: Qëndrimi në xhami me qëllim përkushtimi të plotë për adhurim. Itikafi është nga synetet e sakta, që janë përmendur në Kuran dhe në hadithe të ndryshme. Allahu i Madhëruar thote “Mos iu afroni atyre (bashkëshorteve) gjatë kohës kur mbylleni për adhurim në xhami!” (Bekare 187)

Profeti alejhi salatu ue selam e ka praktikuar Itikafın, ashtu siç e kanë praktikuar shokët e tij më pas. Aishja radijallahu anha thotë: “Profeti alejhi salatu ue selam ka bërë Itikaf gjatë dhjetë ditëshit të fundit të Ramazanit, deri sa i erdhi vdekja.” Me pas edhe bashkëshortet e vazhduan Traditën Profetike të Itikafit.

Qëllimi i Itikafit është ndërprerja e lidhjeve me të gjithë njerëzit, me qëllim që besimtari të jetë i lirë plotësisht për kryerjen e adhurimeve të ndryshme, duke kerkuar shpërblimin tek Allahu dhe vlerën e natës së Kadrit. Prandaj personi që hyn në iktikaf. duhet që ta kalojë kohën duke përmendur Allahun, duke lexuar Kuran, duke fal namaz nafile etj. Po ashtu të largohet nga të gjitha fjalet dhe veprimet e dynjase që nuk i shërbejnë qëllimit të Itikafit.

Personit që hyn në Ititkaf, nuk i lejohen marrëdhëniet intime apo edhe veprimet paraprake të tyre. Për sa i përket daljes nga xhamia, nëse nxjerr vetëm një pjese të trupit, lejohet. Ndërsa dalja e tij nga xhamia, ndahet në tre shkaqe:

Shkaku i parë: Kur del riga Itikafi dhe xhamia per një veprim të domosdoshëm, si kryerja e nevojave personale, marrja e abdesit, gusuli (larja e pergjithshme e
trupit) kur bëhet i papastër etj. Po ashtu lejohet per te ngrenë ushqim dhe për ujë Lejohet të dalë nga xhamia për të bërë këto veprime që përmendēm, kur nuk mund ti kryejë brenda xhamisë. Por nëse ekziston mundesia që këto nevoja t’i kryeje brenda xhamisë, nuk i lejohet të dalë. Si për shembull, kur tualeti është brenda xhamisë dhe ka mundësi t’i kryejë nevojat personale dhe të pastrohet në tualet. Po ashtu dhe kammundësia që t’ia sjellin ushqimin nga jashtë, atëherë nuk duhet të dalë nga xhamia përderisa nuk e ka të nevojshme.

Shkaku i dytë: Kur del nga xhamia për një adhurim që nuk e ka detyrë, siç ështe vizita e të sëmurit, përcjellja dhe falja e xhenazes, e të tjera si këto. Këto veprime nuk duhet t’i bëjë gjatë Itikafit, vetëm nëse e vënë kusht që do të kryejë këto veprime kur të futet në Itikaf.

Shkaku i tretë: Kur del për një veprim që bie në kundërshtim me Itikafin, siç është tregtia, marrëdhëniet intime me gruan etj. Këto veprime nuk lejohen, edhe nëse e vënë si kusht në fillim të Itikafit, sepse bien në kundërshtim të plotë me qëllimin bazë të Itikafit.

Nga veçoritë e këtyre dhjetë ditëve është, se brenda tyre është Nata e Kadrit, e cila është më e mirë se njëmijë muaj. Prandaj kërkohet prej nesh të njohim vlerën që kanë këto 10 ditë dhe të mos e humbim këtë rast të volitshëm për adhurim, sepse koha e këtyre ditëve është me shumë vlerë.

//lidhjaehoxhallareve.com/vlera-e-10-diteshit-te-fundit-te-ramazanit/

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit