Cila është më e mira për t’u vepruar në syfyr: Leximi i Kuranit apo kërkimi i faljes?

Më të lexuarat

Cila është më e mira për t’u vepruar në syfyr: Leximi i Kuranit apo kërkimi i faljes?

Shejh Salih Alu Shejh, Allahu e ruajttë, thotë:

“Disa nga dijetarët e mëdhenj hulumtues kanë thënë se kërkimi i faljes (istigfari) në këtë vakt të syfyrit (para agimit) është më i mirë sesa leximi i Kuranit.

Në përgjithësi, leximi i Kuranit është më i mirë, por ndonjëherë rrethanat e kohës e bëjnë një vepër të caktuar më të vlefshme sesa leximi i Kuranit.

Prandaj, në momentet pak para ezanit të sabahut dhe pas tij, deri në faljen e namazit të sabahut, më i mirë është kërkimi i faljes, lutja, përkushtimi ndaj Allahut të Plotfuqishëm, frikëpërulja dhe llojet e tjera të përmendjes së Allahut (dhikri).”

| Tefsirul-Mufassal, f. 72 |
Përktheu: B. Gj.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit