13.6 C
Pristina
Sunday, October 13, 2024

Çfarë do të thotë namazi i falur në kohë të vet?

Më të lexuarat

Çfarë do të thotë namazi i falur në kohë të vet?

Pyetje:Selam Alejkum!

Pyetja ime që shpresoj se do të mund të më përgjigjeni është: 
Në shume ueb-faqe të internetit kam lexuar se një ndër veprat që Allahu i do më së shumti është namazi i falur në kohë të vet. 
Pyetja ime është se çfarë do të thotë namazi i falur në kohë të vet? A do të thotë se nëse është p.sh. koha e drekës në ora 12.09 atëherë të falet në 12.09 apo që të falet prej asaj kohe kur fillon koha e namazit të drekës dhe deri sa të fillon koha e namazit të ikindisë? 

Allahu ju shpërbleftë me Xhenet! 

Përgjigje:

Alejkum Selam ve Rahmetullah!Motër e nderuar, është pyetur i dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, se cila vepër është më e dashur tek Allahu? Ai është përgjigjur duke thënë:“Namazi në kohën e vet.” Pastaj cila? – është pyetur. Ka thënë:“pastaj mirësjellja ndaj prindërve.”, pastaj cila? “Pastaj lufta në rrugën e Allahut.” (Transmeton Buhariu, Muslimi dhe të tjerë)
S’ka dyshim se namazet kanë hapësirë dhe nuk kanë nevojë për gjithë atë hapësirë. Pra, koha e drekës aktualisht hyn në ora 11:50 dhe namazi i drekës mund të kryhet në ora 12:10 p.sh. deri në ora 15 është kohë e drekës dhe në 15:08 hyn ikindija. Atëherë kur është më mirë që të falet dreka, në 12:00, në 13:00, apo në 14:00 etj.

Në bazë të këtij hadithi dijetarët kanë mendime të ndryshme lidhur me kohën më të mirë për ta falur namazin. Disa thonë se kurdo që falet namazi, përderisa është brenda kohës së vet është vepra më e mirë. E nëse falet pasi t’i skadojë koha p.sh. e fal kaza, atëherë nuk është ai namaz vepra më e mirë ndër veprat e mira.Disa të tjerë thonë se vepra më e mirë është fjala kur namazi falet sapo t’i hyjë koha. Nëse vonohet, edhe pse falet brenda kohës së vet, nuk mbetet vepra më e mirë. 
Si duket mendimi i fundit është më i fuqishëm dhe më i argumentuar. Më i fuqishëm sepse me faljen e namazit në kohën e parë, tregohet respektimi dhe vlerësimi i namazit ashtu siç e meriton, kurse nëse falet me vonesë edhe pse gjatë kohës së vet, i përngjet namazit të munafikëve që Allahu e përshkruan: “Në të vërtetë, hipokritët përpiqen të mashtrojnë Allahun, por është Ai që i mashtron ata. Kur ata ngrihen për namaz, ngrihen me përtesë, vetëm sa për t’u dukur para botës dhe Allahun e përmendin fare pak.” (Nisa’, 142)
Ndërsa ky mendim është më i argumentuar me hadithin, që disa dijetarë e konsiderojnë si të dobët, të paargumentueshëm, kurse disa dijetarë të tjerë e kanë radhitur si hadith të vërtetë, sahih. Është fjala për hadithin që e transmeton Ebu Davudi në sunenin e tij: 
“Është pyetur i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, se cila vepër është me e vlefshmja? Ka thënë “Namazi në kohën e parë të tij.”
Shejh Albani këtë hadith e konsideron sahih.

Andaj në përfundim themi se namazi që falet në kohën sapo ka hyrë është vepra më e mirë.
Allahu e di më së miri! 

                                        

/Hoxhë Muhamed Dermaku/

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit