12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Sekreti i mirë dhe i keq, Dr Mustafa Ebu Sad

Më të lexuarat

 

Nga: Dr Mustafa Ebu Sad

Sekreti i mirë dhe i keq

Sekretet janë dy llojesh: Të mirë dhe të këqij.
Ky është një koncept edukativ i cili ka ndikim shumë të madh në mbrojtjen e fëmijëve nga abuzimi dhe ngacimet me natyrë seksuale.
Ulu me fëmijën tënd në një mjedis të qetë, jepi një përqafim të ngrohtë dhe shpjegoja këtë koncept edukativ të rëndësishëm.
Po cilat janë sekretet e mira?
Një sekret i mirë për shembull, është ai që të lë shije të mirë, është ai që të gëzon dhe lumturon, si një dhuratë surprizë, një plan për të festuar…
Po cilat janë sekrete të këqija?
Sekretet e këqija janë ato që na shkaktojnë ndjesi frike, ankthi, faji, mërzie, mungese rehatie… ndoshta dhe të qara. Si në rastin kur:
1 – Dikush të shqetëson, të frikëson, të rreh, të merr sendet e tua personale, të bën diçka që të bezdis dhe të thotë se është sekret prandaj mos i thuaj kujt.

2 – Dikush të prek në mënyrë të dyshimtë dhe që të vë në siklet. Mund të të kërkojë edhe të heqësh rrobat, ose të tregon trupin e tij lakuriq, gjë e  cila të sikletos, e megjithatë ai të thotë se kjo do të mbetet sekret mes jush dhe se nuk duhet ti thuash kujt.

3 – Dikush që të kërkon të bësh diçka të padrejtë, si kur të kërkon të vjedhësh, ti bësh keq dikujt apo ta rrahësh dikë tjetër. Ti e di që këto akte janë të padrejta dhe të gabuara, e ai ndërkohë të thotë se kjo duhet të mbetet sekret dhe nuk i duhet thënë kujt.

Baba dhe nënë!
Gjithmonë u thoni dhe ua vërtetoni fëmijëve tuaj se jeni për në krahun e tyre dhe jo kundër, se u doni të mirën dhe jo të keqen. U thoni se nuk do të lejoni askënd që tu bëjë keq, ti rrahë, ti privojë nga të drejtat e tyre dhe të abuzojë me trupin e tyre.
U thoni se jeni për ti mbrojtur.
U thoni se jeni miqtë e tyre më të ngushtë.
U thoni dhe ua tregoni sa shumë i doni.
U thoni se jeni në gjendje të shmangni çdo abuzim ndaj tyre.
U thoni se jeni të gatshëm t’ua zgjidhni problemet e vështira me të cilat përballen.
U thoni: Ti nuk je djalë/vajzë e keqe nëse nuk e mban premtimin që i ke bërë dikujt, për ta mbajtur sekret një akt i cili të bën të ndihesh fajtor, në siklet, të frikëson, shqetëson dhe të privon nga rehatia.
U thoni se nuk konsideroheni të këqinj dhe tradhëtarë nëse i tregoni sekrete të tilla, por konsideroheni trima dhe të guximshëm!
U thoni se janë trima sepse po bëjmë gjithçka që është e mundur për të mbrojtur veten, duke kërkuar ndihmën e atyre që munden ti ndiihmojnë!”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit