12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Betime të ndaluara – Shumë njerëz gabojnë ketu!

Më të lexuarat

Betime të ndaluara

▪️Prej betimeve të shpeshta dhe të ndaluara janë betimet në gjëra të shtrenjta si:
1- Betimet në: bukë, kripë, ujë etj të cilat janë të shtrenjta për jetesën.
2- Betimet në: prindër, vëllezër, motra e fëmijë të cilët janë shtrenjtë për familjen dhe gjakun.
3- Betimet në: nder, besë, ideal të cilat janë të shtrenjta për marrëdhëniet mes njerëzve.

▪️Këto betime janë mbeturinë e idhujtarisë në të cilën çdo gjë e shtrenjtë adhurohej. Betimet në to kanë qenë edhe tek arabët para Islamit dhe i ka ndaluar profeti Muhamed -alejhi selam- që të mos madhërohet askush përveç Allahut.
– Allahu me të vërtetë ka urdhëruar që këto gjëra të shtrenjta të nderohen dhe të respektohen, mirëpo jo të madhërohen deri në atë gradë sa të barazohen me Të.
Allahu i madhëruar në Kuran thotë:
“Zoti yt ka urdhëruar, që të mos adhuroni askënd tjetër përveç Atij dhe, që të silleni mirë me prindërit.”
Ky ajet ka sqarim të plotë rreth kësaj çështjeje duke bërë dallim mes adhurimit dhe respektit. Adhurimin e ka kërkuar për veten e Tij, ndërsa për prindërit dhe për çdo gjë tjetër të shtrenjtë, ka kërkuar respektin.
Profeti -alejhi selam- ka thënë: “Respektojeni bukën!”
Po ashtu edhe për besën Allahu i madhëruar thotë: “Mbajeni besën se për të do të pyeteni!” .
– Të gjitha këto janë gjëra të shtrenjta pa të cilat nuk mund të jetohet në Tokë, duhen respektuar e nderuar, por jo adhuruar si Allahu i madhëruar i cili ka urdhëruar që ato të respektohen.

▪️Betimet në gjëra të shtrenjta nuk janë në të njëjtën gradë me betimet në gjërat e shenjtëruara, sepse betimet në këto të fundit përmbajnë nënshtrim ndaj tyre me frikë dhe shpresë dhe prandaj njerëzit edhe u luten atyre dhe janë shirk i madh, ndërsa betimet në gjëra të shtrenjta janë teprim në dashuri dhe nuk përmbajnë nënshtrim, por gjuha duhet të pastrohet prej tyre që adhurimi të jetë vetëm për Allahun e madhëruar.

Shkëputur nga libri: Betimet në këndvështrimin e Islamit.

Dr. Abdullah Nabolli

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit