16.2 C
Pristina
Saturday, July 27, 2024

Fjala e Kryetarit të KBIGJ, Dr. Valon Myrta me rastin e konstituimit të Këshillit për mandatin 2024-2028

Më të lexuarat

Fjala e Kryetarit të KBIGJ, Dr. Valon Myrta me rastin e konstituimit të Këshillit për mandatin 2024-2028


Të dashur bashkëqytetarë,

Me një përkushtim të plotë, dua të shpreh mirënjohjen time më të sinqertë për besimin dhe mbështetjen e dhënë nga Kryesia e BIK-ut në krye me Myftiun Tërnava, duke me zgjedhur si kryetar të Këshillit të komunitetit tonë.

Ky nder i veçantë është një sfidë jo e lehtë për mua, por dua të ju siguroj se do të investoj çdo përpjekje dhe aftësi për të përmbushur me sukses detyrat dhe obligimet për një mandat të tërë.

Në periudhën 2024-2028, synoj të shërbej si një udhëheqës i pasionuar dhe vizionar, i gatshëm për të krijuar një mjedis stimulues që nxit kreativitetin dhe zhvillimin e projekteve të reja. Jam këtu për të inkurajuar një bashkëpunim jo vetëm të ngushtë, por edhe frytdhënës me të gjithë anëtarët e Këshillit, sepse besoj se vetëm së bashku mund të krijojmë një të ardhme më të mirë për komunitetin tonë.

Faleminderit imamëve dhe xhematit për besimin që më japin! Jemi si shkronjat e një vargu që krijon një vizion të bukur dhe të qëndrueshëm. Bashkëpunimi ynë me qytetarin do të jetë katalizatori i suksesit dhe përparimit të projekteve tona humanitare, fetaro-arsimore dhe vakëfnore. Jam i vendosur për të përballuar sfidat e detyrat që vijnë me këtë detyrë dhe besoj se bashkërisht do të krijojmë një mjedis të përkushtuar për ruajtjen dhe zhvillimin e trashëgimisë sonë shpirtërore.

Me shumë respekt,

Valon Myrta

Kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit