7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

BE miraton pasaportën e vaksinimit, kushtet dhe kur futet në fuqi

Më të lexuarat

27 vendet anëtare të Bashkimit Europian kanë rënë dakord zyrtarisht sot të miratojnë certifikatën e vaksinimit, si një hap drejt rihapjes së turizmit këtë verë, ndërsa detajet do t’i negociojnë në maj. Qëllimi është që certifikata të hyjë në fuqi deri në fund të Qershorit.

Certifikatat do të lejojnë ata që janë vaksinuar, të cilët janë shëruar nga Covid-19 ose që kanë një test diagnostikues negativ të udhëtojnë më lehtë në BE.

“27 vendet anëtare nënvizuan angazhimin e tyre për të pasur kornizën gati deri në verën e 2021, sipas një dokumenti të miratuar nga ambasadorët e BE”, shkruan Reuters.

Marrëveshja midis shteteve anëtare përfshin dispozita anti-diskriminuese për ata që nuk mund ose nuk dëshirojnë të vaksinohen.

Ndërsa shteteve anëtare do t’u kërkohet të njohin vaksinat e miratuara nga BE, vende të caktuara do të jenë gjithashtu në gjendje të lëshojnë certifikata që mbulojnë vaksinat, të tilla si Sputnik ose Sinovac, të cilat janë të aprovuara vetëm në territorin e tyre.

Vendet e tjera të BE do të vendosin nëse do të pranojnë një certifikatë për dozat që nuk janë aprovuar nga rregullatorët e BE, pra për vaksinat ruse apo kineze. Abcnews

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit