17.7 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Ban: Lufta tokësore e Izraelit do të çonte në tragjedi

Më të lexuarat

Një zëdhënës i Kombeve të Bashkuara tha se sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon paralajmëron kundër nisjes së një operacioni tokësor izraelit, i cili do të çonte në një tragjedi të mëtejme.

Zëdhënësi i OKB-së, Martin Nesirsky i dha këto komente përmes një telekonference për gazetarët në Nju Jork, menjëherë pas përfundimit të një takimi ndërmjet Ban dhe kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.

Ban ndodhet në rajon, në përpjekje për t’i zbutur tensionet rreth ofensivës izraelite në Gaza kundër Hamasit. /Tg/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit