11.5 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Porositë SMS në rënie

Më të lexuarat

Për herë të parë që prej zanafillës së SMS-ve është shënuar rënie e porosive të dërguara. Në çerekun e tretë të këtij viti në SHBA janë dërguar më pak SMS se një çerek më herët, përcjell CNET.

Sipas hulumtuesve, edhe pse operatorët mobilë në vendet e zhvilluara tashmë një kohë shënojnë rënie të qarkullimit të gjeneruar nga porositë SMS, kjo është hera e parë që është shënuar rënie në porositë e dërguara. Shërbimet si iMessage i Apple, pastaj një varg IM aplikacionesh dhe rrjetesh sociale, ofrojnë përvojë të shfrytëzimit sikurse edhe SMS-ja – normalisht, me më pak siguri të liferimit, por këtë e kompenson fakti që porositë IM në telefona mobilë janë bërë praktikisht pa pagesë.

Në çerekun e tretë shfrytëzuesit e telefonave mobilë mesatarisht kanë dërguar 678 SMS porosi në muaj, ndërsa një çerek më herët kjo mesatare ishte 696 porosi për një muaj./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit