6.6 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Babai i Behramit: Djali im e do Kosovën më shumë se shumë të tjerë! (Video)

Më të lexuarat

Futbollistët shqiptarë të Zvicrës, shpeshherë janë bërë cak i kritikave, për faktin se po vazhdojnë të luajnë për vendin, i cili edhe i krijoi si të tillë, futbollistë të klasit botëror.
Kjo edhe pse, ata asnjëherë nuk e mohuan prejardhjen e tyre nga Kosova, dhe gjithashtu asnjëherë nuk shuan gjasat, që kur Federata e Futbollit të Kosovës të pranohet në UEFA e FIFA, do t’i kthehen rrënjëve.
 
Së fundmi ishte ish-zëvendësministri i Ekonomisë, Gani Koci, bëri një shkrim të shkurtër në Facebook, ku etiketoj Valon Behramin si njeri pa fe, atdhe e flamur.
 
I befasuar me këtë reagim të ish-zëvendësministrit Koci, ka mbetur edhe babai i Valonit, Ragip Behrami, i cili ekskluzivisht për Sportin Total në KTV, demantoi Kocin, ndërsa e porositi atë duke i thënë se “Valon Behrami e do Kosovën më shumë se ti”.
 
Ndërsa tutje , se a do të luaj Behrami për Kosovën kur kjo të pranohet në UEFA e FIFA, Ragip Behrami deklaroi ngjashëm sikurse edhe Shaqiri ditë më parë për CNN-in.
 
Për më shumë, ndiqeni intervistën ekskluzive me babain e Valon Behramit, Ragip Behrami.

“>

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit