16.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

“Asnjë pikë alkol”, studiuesit italianë: Edhe sasia e vogël dëmton shëndetin!

Më të lexuarat

 

Sipas një studimi të kryer nga shkencëtarët italianë, një gotë e vogël me verë për çdo natë mund të jetë e mjaftueshme për të rrezikuar në goditje në zemër dhe në tru.

Hulumtuesit në Universitetin e Modenas dhe Reggio Emilias krahasuan të dhënat e shtypjes së gjakut të më shumë se 20 mijë njerëzve, të cilët ishin bërë pjesë e studimit për katër vite.

Ekspertët zbuluan se edhe konsumimi i një sasive të vogël të alkoolit përditë është i mjaftueshëm për të rritur në shkallë të konsiderueshme tensionin e gjakut, raporton “Daily Mail”. Vullnetarët, që konsumuan mesatarisht nga 12 gramë alkool në ditë, patën tension të gjakut për 1.25mmHG më të lartë se ata që nuk kishin konsumuar alkool. Kjo sasi e alkoolit është e barabartë me atë që ndodhet në një gotë të vogël me verë ose në një shishe 330-mililitërshe të birrës.

Ndërkohë, ata të cilët kishin konsumuar katërfishin e sasisë prej 12-gramësh, patën rritje të shtypjes së gjakut për 4,9mmHG.

Dr. Marco Vinceti, njëri nga hulumtuesit, tha se nuk kishin gjetur efekte dobiprurëse te të rriturit që kishin pirë nivel më të ulët alkooli në krahasim me ata që nuk kishin pirë alkool.”

Vinceti tha se ekipi i tij ishte “disi i befasuar”, kur kuptoi se edhe niveli i ulët i alkoolit ishte i lidhur me ndryshimin e tensionit të lartë të gjakut. “Alkooli sigurisht nuk është nxitësi i vetëm i rritjes së tensionit të gjakut. Megjithatë, rezultatet tona konfirmojnë se ai kontribuon në një mënyrë kuptimplote”, shtoi hulumtuesi italian.

Marr nga Gazetta .it

 

Nga Bajram A Morina

Un po ju jap disa shembuj nga ajo qe kam mesuar dhe studiuar sa i përket alkoholit.

Duke nisur nga revolucioni industrial i shekullit 19 duket se konsumi i pijeve alkoolike vjen duke u rritur, aq sa në Amerikë ky biznes kaloi në duart e mafies. Aktualisht pijet alkoolike janë pjesë e pandashme e kulturës botërore, njëlloj si droga dhe duhani. Vetëm në Itali vdesin 17 mijë persona në vit nga përdorimi i alkoolit. Kjo për faktin se kjo kategori pijesh konsiderohet e ligjshme. Alkooli thithet nga trupi nga mukoza e stomakut, duke depërtuar në gjak dhe në tru brenda 10 minutash. Megjithatë shumë persona e përdorin atë për të fituar një relaks, besim në vetvete si dhe për tu larguar nga ndikimi i shoqërisë.

Abuzimi me alkoolin mund të shkaktojë efekte negative në shëndetin e njeriut me sindroma gastro-intensinale, sjellje agresive, vështirësi në sistemin verbal, shkakton depresion si dhe bëhet shkak për sëmundje që prekin zemrën dhe shkaktojnë tumore të ndryshme. Një tjetër efekt mjaft negativ i alkoolit është edhe ndikimi negativ në seks. Në realitet seksi dhe alkooli nuk shkojnë asnjëherë së bashku, kjo për shkak se alkooli vështirëson qarkullimin e gjakut, duke ndikuar në arterie dhe vena, gjë e cila bëhet shkak që organi seksual të mos furnizohet me gjak duke shkaktuar efekte sekondare. Dhe ky eshte fakt i pa mohushëm.

SubhanAllah
I Lartësuar eshtë Allahu ku thotë:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِنَّمَا الْخَمْرُ وَالْمَيْسِرُ وَالْأَنْصَابُ وَالْأَزْلَامُ رِجْسٌ مِنْ عَمَلِ الشَّيْطَانِ فَاجْتَنِبُوهُ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ

“O ju që besuat, s’ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar.”(Kur’an Maaide:90).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit