14.4 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

Idhujtaria – Padrejtësi dhe humbje e qartë

Më të lexuarat

Allahu i Lartësuar thotë:  

﴿إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَغۡفِرُ أَن يُشۡرَكَ بِهِۦ وَيَغۡفِرُ مَا دُونَ ذَٰلِكَ لِمَن يَشَآءُ ۚ وَمَن يُشۡرِكۡ بِٱللَّهِ فَقَدۡ ضَلَّ ضَلَٰلًۢا بَعِيدًا﴾ (١١٦)

“Allahu nuk fal t’i shoqërohet Atij shok; ndërsa të tjerat, përveç këtij (gjynahu), ia fal atij që Ai dëshiron. Ai që i përshkruan Allahut shok, ka humbur shumë larg (nga rruga e drejtë).” (En-Nisa, 116)

Allahu i Lartësuar nuk e fal idhujtarinë, sepse ajo cenon drejtpërdrejt autoritetin dhe madhështinë e Tij, të Zotit të botërave, si dhe njëshmërinë e Tij në meritën e adhurimit që krijesat duhet t’i përkushtojnë.
Idhujtari do të thotë të barazosh krijesën, e cila nuk ka asnjë lloj pushteti dhe që nuk mund t’i bëjë as vetes mirë apo keq, me Mbretëruesin, Sundimtarin dhe Zotëruesin e të mirës dhe të keqes, në dorën e të Cilit është, pra, çdo mirësi dhe i Cili është i vetmi që mund të largojë brengat dhe fatkeqësitë. Ai është absolut në çdo aspekt. Ai është i Pasur dhe kurrë nevojtar.

Për këto arsye, është padrejtësia më e madhe dhe humbja më e qartë që të mos e njësosh Allahun në adhurim me sinqeritet të plotë.

Është paturpësi që t’i kushtosh adhurimin më të vogël një krijese, që nuk ka asnjë cilësi të përsosmërisë dhe madhështisë.
Krijesat janë nevojtare. Ato nuk kanë ekzistuar dikur, u mungon përsosmëria dhe janë nevojtare në të gjitha drejtimet.

Për sa u përket gjynaheve poshtë shirkut, ato varen nga dëshira e Allahut të Lartësuar.
Nëse do, Ai i fal, me mëshirën dhe urtësinë e Tij, e nëse dëshiron t’i ndëshkojë, Ai i ndëshkon, me drejtësinë dhe urtësinë e Tij.

”Tefsiri i Sa’adit” vëll. 1, fq. 488-489

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit