Asad: Ushtria ime nuk ka përdorur armë kimike

0
36

Presidenti sirian, Beshar al-Esad mohoi që trupat e tij të kenë përdorur armë kimike kundër opozitarëve dhe përjashtoi çdo mundësi për t’u larguar nga pushteti, sipas medias argjentinase.

Gjatë një interviste me agjencinë zyrtare argjentinase të lajmeve, TELAM dhe me të përditshmen e njohur argjentinase ”Clarin”, presidenti Esad theksoi se njoftimet për përdorimin e armëve kimike nga trupat qeveritare shërbejnë për të përgatitur opinioni publik për një ndërhyrje ushtarake kundër Sirisë.

“Kjo shërben si një prelud për një luftë kundër vendit tonë”, deklaroi Esad.

“Thonë se kemi përdorur armë kimike kundër zonave rezidenciale. Nëse këto armë përdoren kundër një qyteti me një bilanc prej 10 apo 20 viktimash, a është kjo e besueshme?”, pyet presidenti sirian, përpara se të përgjigjet negativisht.

“Përdorimi i tyre do të thotë vdekje e mijëra apo dhjetëra mijëra personave për pak minuta. Kush mund ta fshehë një gjë të tillë?”, këmbëngul Esad.

”Do të jetë populli sirian ai që do të vendosë ose jo për largimin tim gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm”, tha Esad për çështjen e dorëheqjes./trt/kohaislame