Partitë duan kamera në zgjedhje!

0
37

Subjektet politike në Kosovë që pretendojnë se në zgjedhjet e kaluara u janë vjedhur votat nga militantët e partive tjera, insistojnë që zgjedhjet e ardhshme lokale, që do të mbahen në vjeshtë të këtij viti të monitorohen nga kamerat.

Mundësia që vendvotimet të monitorohen dhe të xhirohen gjatë ditës kur qytetarët do të votojnë, veçanërisht gjatë periudhës kur do të numërohen votat ishte kërkuar nga disa parti politike para zgjedhjeve të fundit parlamentare, por një gjë e tillë nuk ishte marrë parasysh, shkruan zëri.

Ndërkaq, pothuajse tre vjet pas përfundimit të zgjedhjeve, që u patën përshkuar me parregullsi, keqpërdorime dhe vjedhje masive të votave, anëtarët e partive politike insistojnë se kamerat mund ta “ndalin” hajninë e votave.

Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Ibrahim Makolli, thotë se kjo parti vazhdon të mbajë qëndrimin e dikurshëm se zgjedhjet duhet të monitorohen nga kamerat, dhe se një gjë e tillë do ta parandalojë keqpërdorimin e votave.

“Edhe gjatë takimit të liderëve që po merren me reformën zgjedhore, edhe në të gjitha takimet që kanë të bëjnë me reformën ne e kemi theksuar vazhdimisht kërkesën që në vendvotime të vendosen kamerat të cilat do të përcillnin gjithë procesin zgjedhor, në radhë të parë për të parandaluar manipulimet”, thotë ai.kohaislame