6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Siri: Kryengritësit e marrin kontrollin ndaj hapësirave alavite

Më të lexuarat

Observatori sirian për të drejtat e njeriut, me seli në Londër, thotë se kryengritësit në Siri e kanë marrë kontrollin ndaj disa hapësirave, popullata e të cilave është lojale ndaj presidentit Bashar al-Assad.

Sipas këtij grupi, kryengritësit e kanë marrë kontrollin ndaj disa fshatrave në provincën qendrore Hama, të banuara kryesisht me popullatë alavie, sektë shiite, së cilës i takon edhe presidenti Assad.

Avancimi i kryengritësve, shumica prej të cilëve janë myslimanë sunitë, ka shkaktuar largim masiv nga disa fshatra.

Në këto hapësira, kohëve të fundit janë parë luftime të ashpra ndërmjet forcave qeveritare dhe kryengritësve./bs/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit