Arrestohet në Britani autori i tri vrasjeve në Shqipëri më ’97

0
41

Një shqiptar i akuzuar për tre vrasje në vitin 1997 në Shqiperi është arrestuar mbrëmë në Britaninë e Madhe.

Ndriçm Sadushi, 41-vjeç arrestua në shtëpinë e tij në veri të Londrës,me urdhër ndërkombëtar, njofton BW.

Përpos vrasjeve në Shqipëri, ish-anëtar bandës se Kateshit gjithashtu kërkohej edhe nga autoritetet italiane për pastrim parash dhe trafikim droge. Ai pritet të dalë përpara gjykatës se Westminster për t’u përballur me vendimin e ekstradimit./koha/kohaislame