7.5 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Dy shqiptar rrahin për vdekje një maqedonas në Tetovë

Më të lexuarat

30 ditë paraburgim për dy të dyshuarit për sulmin ndaj Kërste Sterjovski i cili të dielën në orët e mëngjesit ka ndërruar jetë në Klinikën e Tetovës nga rrahjet që ia kanë dhënë dy persona nga fshati Xhermë banues në lagjen Drenovec të Tetovës njëri 21 dhe tjetri 22 vjeçar, shkruan buletini policor i Sektorit për Punë te Brendshme në Tetovë, transmeton portali Shqipmedia.

Dy të dyshuarit janë kapur dhe arrestuar nga policia dhe pas bisedave të zhvilluara në polici të dy janë nxjerrë prane gjykatësit hetues dhe u është shqiptuar 30 ditë paraburgim, thonë nga policia e Tetovës.

Dy të rinjtë kanë sulmuar maqedonasin ditën e premte ndërmjet orës 15 dhe 16 në rrugën Goce Dellçev në afërsi të varrezave ortodokse në Tetovë pas së cilës Kërstë Sterjovski ka marrë lëndime të rënda trupore dhe një ditë më pas ndërron jetë në Klinikën e Tetovës. Motivet e sulmit nuk bëhen të ditura./kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit