12.6 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Aksident i rëndë në bjeshkët e Deçanit, dy të vdekur dhe tre të lënduar

Më të lexuarat

Dy persona kanë vdekur dhe tre të tjerë janë të lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur në orët e mbrëmjes në bjeshkët e Deçanit.

Këtë informacion e ka konfirmuar komandanti i Stacionit të Policisë në Deçan, Nysret Xhurkaj, i cili ka bërë të ditur se tre të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Policia, zjarrfikësit, dhe ambulanta kanë dalur në vendin e ngjarjes. Dy persona kanë mbetur të vdekur, një mashkull dhe një femër moshën e të cilëve nuk e dijmë. Kurse tre të tjerë janë të lënduar rëndë, por që janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Xhurkaj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit