AKR: Thaçi po na tradhton

0
36

Partia e Behgjet Pacollit po vazhdon të informohet nga mediat për afrimin e PDK-së dhe AAK-së, si dhe mundësinë e një koalicioni mes Hashim Thaçit e Ramush Haradinajt.

Zyrtarët e AKR-së, e cila i ka vetëm tre deputetë në Kuvend, janë zënë në befasi kur kanë lexuar qëndrimet e udhëheqësve të PDK-së, të cilët janë shprehur pro një koalicioni me AAK-në, shkruan express.
Shefja e Grupit Parlamentar të AKR-së, Myzejene Selmani ka thënë se nëse realizohet koalicioni mes PDK-së e AAK-së, atëherë Kosova shkon drejt një qeverie teknike.
“Mirëpo, PDK-ja duhet të ketë kujdes në rast se mendon se duhet të hyjë edhe një parti në koalicion, atëherë definitivisht Kosova po rrëshqet drejt një qeverisjeje teknike. Kjo i bie që të gjitha partitë politike do të jenë në Qeveri”, ka parashikuar Selmani. /Indeksonline/kohaislame