22.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Agjërimi diku zgjat rreth 11 e diku deri në 19 orë

Më të lexuarat

 

Muaji i bekuar i Ramazanit ka hyrë në javën e dytë. Agjërimi para lindjes së diellit deri në perëndim të diellit zgjat diku nga 10 deri në 19 orë në varësi të vendit ku ndodheni në botë.

Agjërimi përfshin abstenimin nga ngrënia, pirja e lëngjeve, pirja e duhanit dhe marrëdhëniet seksuale.

Ndryshe, Ramazani fillon çdo vit 10 deri në 12 ditë më herët nga viti paraprak. Kjo për shkak se kalendari islamik bazohet në kalendarin hënor të Hixhrit me muaj që janë 29 deri në 30 ditë.

Më poshtë është numri mesatar i orëve të agjërimit në qytetet në mbarë botën – orët dhe oraret aktuale të agjërimit do të ndryshojnë sipas ditës, si dhe metodat e llogaritjes:

– Nuuk, Grenlandë : 18-19 orë
– Reykjavik, Islandë: 17-18 orë
– Helsinki, Finlandë: 16-17 orë
– Stokholm, Suedi: 16-17 orë
– Glasgow, Skoci, UK: 16-17 orë
– Amsterdam, Holandë: 15-16 orë
– Varshavë, Poloni: 15-16 orë
– Londër, MB: 15-16 orë
– Paris, Francë: 15-16 orë
– Nur-Sultan, Kazakistan: 15-16 orë
– Bruksel, Belgjikë: 15-16 orë
– Cyrih, Zvicër: 14-15 orë
– Ottawa, Kanada: 14-15 orë
– Sofja, Bullgari: 14-15 orë
– Romë, Itali: 14-15 orë
– Madrid, Spanjë: 14-15 orë
– Lisbona, Portugali: 14-15 orë
– Athinë, Greqi: 14-15 orë
– Pekin, Kinë: 14-15 orë
– Washington, DC, SHBA: 14-15 orë
– Pyongyang, Koreja e Veriut: 14-15 orë
– Ankara, Turkqi: 14-15 orë
– Rabat, Marok: 14-15 orë
– Tokyo, Japoni: 14-15 orë
– Islamabad, Pakistan: 14-15 orë
– Kabul, Afganistan: 14-15 orë
– Teheran, Iran: 14-15 orë
– Kajro, Egjipt: 13-14 orë
– Jerusalem: 13-14 orë
– Gaza, Palestinë: 13-14 orë
– New Delhi, India: 13-14 orë
– Hong Kong: 13-14 orë
– Riad, Arabia Saudite: 13-14 orë
– Doha, Katar: 13-14 orë
– Kuala Lumpur, Malajzia: 13-14 orë
– Brasilia, Brazil: 12-13 orë
– Johannesburg, Afrika e Jugut: 12-13 orë
– Canberra, Australia: 12-13 orë
– Christchurch, Zelandë e Re: 11-12 orë

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit