Agjërimi dhe shtyllat e Islamit – Hoxhë Bekir Halimi

Më të lexuarat

Shkallët e fesë: Tre shkallët

1. Islami
Dhe ka pesë shtylla:
1. Dëshmia se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij
2. Falja e namazit
3. Dhënia e zekatit
4. Agjërimi i muajit Ramazan
5. Haxhi në Shtëpinë e Shenjtë (për atë që ka mundësi)

2. Imani (Besimi)
Dhe ka gjashtë shtylla. Imani është të besosh në:
1. Allahun
2. Engjëjt e Tij
3. Librat e Tij
4. Të dërguarit e Tij
5. Ditën e Fundit
6. Kaderin (caktimin hyjnor), të mirën dhe të keqen e tij

3. Ihsani (Përsosmëria në adhurim)
Dhe është shkalla më e lartë, dhe ka një shtyllë:

Të adhurosh Allahun sikur ta shohësh, e nëse nuk e sheh, Ai me të vërtetë të sheh.

Argumenti: Hadith i saktë – Sahih Muslim, nr. 8

Përgatitja bëhet duke njohur shkallët e fesë, sepse ne po i afrohemi një sezoni adhurimi, i cili është një shtyllë nga shtyllat e Islamit: agjërimi.
Dhe qëllimi i kësaj shtylle është: devotshmëria (“që të bëheni të devotshëm”).

Devotshmëria është një shkallë nga shkallët, pas së cilës vjen shkalla e ihsanit, e cila është: ta adhurosh Allahun sikur ta shohësh, e nëse nuk e sheh, Ai të sheh.

Me qëllim të sinqertë dhe me mbështetje vetëm te Allahu i Lartësuar, agjëruesit mund të ngrihen nga Islami në Iman, nga Imani në devotshmëri, e nga devotshmëria në Ihsan.

Prandaj, le ta ripërtërijmë qëllimin, le ta bëjmë atë sinqerisht atë vetëm për Allahun, dhe le ta lartësojmë nivelin e synimeve tona. Sepse ne shpërblehemi për përpjekjen, edhe nëse nuk e arrijmë qëllimin.

Ne adhurojmë një Zot Bamirës, Bujar, Fisnik dhe të Drejtë, i Cili nuk e humb veprën e asnjë punëtori; Falënderues, që jep shumë për pak; Falës, që fal mangësitë; Dhurues, që u jep robërve të Tij çfarë të dojë, një dhuratë përtej kufijve të asaj që njeriu mund ta presë.

/Hoxhë Bekir Halimi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit