Bisedime në tehun e thikës…

Më të lexuarat

SHBA-ja rrëzon një dron iranian që i ishte afruar aeroplanmbajtëses “Lincoln”

Lindja e Mesme, është përfshirë nga një valë e re tensionesh të larta, teksa nesër rifillojnë në Stamboll bisedimet mbi programin bërthamor midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara. Uashingtoni konfirmoi se forcat e tij kanë rrëzuar “për vetëmbrojtje” një dron iranian, i cili i ishte afruar në mënyrë të rrezikshme aeroplanmbajtëses “Lincoln” në ujërat e rajonit.

Ky incident vjen në një moment kritik. Negociatat, të planifikuara për të premten, po shihen me skepticizëm ndërsa gjuha ushtarake po e dominon terrenin. Përveç incidentit me dron, raportohet se anije të armatosura iraniane kanë provokuar një anije tanker amerikane pranë Ngushticës strategjike të Hormuzit, duke detyruar ndërhyrjen e eskortës ushtarake të SHBA-së.

Shtëpia e Bardhë ka dërguar në Jerusalem emisarin special, Steve Witkoff, për t’u konsultuar me Kryeministrin Benjamin Netanyahu. Izraeli ka paraqitur një listë kërkesash të prera për çdo pakt të mundshëm, duke përfshirë ndalimin e plotë të pasurimit të uraniumit, transferimin e rezervave bërthamore (rreth 400 kg) jashtë Iranit, kufizimin e programit të raketave balistike, ndërprerjen e mbështetjes për grupet Hezbollah dhe Hamas.

Nga ana tjetër, presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka deklaruar se Irani do të marrë  pjesë vetëm në “negociata të drejta”. Teherani ka bërë të qartë se aftësitë mbrojtëse dhe programi i raketave janë të panegociueshme, duke e konsideruar transferimin e uraniumit në vende si Turqia apo Rusia si një kusht të papranueshëm.

Pritet që bisedimeve t’i bashkohet edhe Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit Trump, duke i dhënë një peshë të re procesit. Ndonëse Stambolli ishte parashikuar si vendi i takimit, Irani duket se preferon Omanin për një format dypalësh.

Ndërkohë, presidenti turk Erdogan ka nisur një tur vizitash në Arabinë Saudite dhe Egjipt, në një përpjekje për të ndërmjetësuar një krizë që nëse dështon në tryezë, rrezikon të shpërthejë në një konflikt të hapur ushtarak./tesheshi. com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit