6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

A lejohet të falet namazi i xhenazes mes varrezave?

Më të lexuarat

Pyetja:

A lejohet të falet namazi i xhenazes mes varrezave?

***

Përgjigja:

Nuk ka problem që namazi i xhenazes të falet në varreza apo t`i falet të vdekurit edhe pasi që është varrosur. I Dërguari i Allahut [ﷺ] ia ka falur xhenazen një të vdekuri edhe pasi që është varrosur, kështu që falja e namazit në varreza është njelloj si falja që bëhet mbi varrin e te vdekurit. Nese xhenazja vihet atje dhe njerezit e falin, nuk ka problem në këtë. Ajo që ndalohet është falja e namazeve me ruku dhe sexhde, sepse i Dërguari i Allahut [ﷺ] ka thënë: “Mos u falni kah varret dhe mos u ulni mbi to”. Gjithashtu ka thene: “Allahu i mallkoftë cifutët dhe të krishterët, te cilët varret e Profeteve i kthyen në vend adhurimi”. Aisha radijallahu anha tha: “Me këtë ai u tërhiqte vërejtjen për atë që bën.”
Ne nje hadith tjetër i Dërguari i Allahut [ﷺ] ka thënë: Vini re! Ata që ishin para jush i morën varret e profetëve dhe njerezve të mirë si vendfalje, vini re, mos bën dicka të tillë sepse une ju ndaloj nga kjo gje.” Pra nuk lejohet të falesh në varre e as të ndërtosh mbi varre xhami, kube, apo dicka tjetër. Qoftë mbi varret e ehli bejtit, dijetarëve apo dikujt tjetër. Përkundrazi ato vihen në një vend të hapur pa pasur ndërtim, kube apo xhami etj. Varri ngrihet një pëllembë mbi tokë sic është vepruar me varrin e të Dërguarit të Allahut [ﷺ].

Shejh Ibn Baz

Përktheu: Udha e Besimtarëve

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit