15.7 C
Pristina
Thursday, October 21, 2021

Sa ushtarë izraelitë vetëvriten çdo vit? I fundit u vetëhodh nga makina…

Më të lexuarat

Një ushtar i IDF (Forcat e Mbrojtjes të Izraelit) kreu vetëvrasje pasi u hodh nga një makinë në lëvizje në autostradën në qytetin e Petah Tikva, shkruan The Times of Israel.

Sipas informacioneve të pakonfirmuara, bëhet fjalë për 19-vjeçarin Abebi Darsak, i cili vendosi të ndërmarrë këtë hap sepse nuk mund të përshtatej në ushtrinë të cilës i përkiste.

Darsakh i ri u largua nga baza e tij ushtarake në Izraelin verior në shtëpinë e tij në Beit Shemesh pasi me sa duket nuk ishte përshtatur mirë me ushtrinë, raportuan mediat në gjuhën hebraike.

Ai u transferua shpejt në Spitalin aty pranë Beilinso, por nuk pati shpëtim.

Policia ushtarake izraelite e karakterizoi ngjarjen si një vetëvrasje klasike.

Numri i vetëvrasjeve në IDF është ende i lartë dhe çdo vit mesatarisht 10 ushtarë vendosin të ndërmarrin këtë hap, i cili është një fakt shkatërrues. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit