13.6 C
Pristina
Sunday, October 13, 2024

A lejohet përdorimi i ngjyrave që përmbajnë hidrogjen?

Më të lexuarat

Pyetje: “Selam alejkum! A është e lejuar të ngjyrosen flokët me bojë që përmban hidrogjen, nëse përqindja e hidrogjenit është 9% ose më pak?

Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij.

Ngjyrosja e flokëve për femrat është e lejuar në Islam me çfarëdo lloj ngjyre, përveç ngjyrave me të cilat muslimanja përngjasohet me jomuslimanet. Ndërsa ngjyrat që përmbajnë hidrogjen në esencë janë të lejuara dhe nuk ka ndonjë argument për ndalimin e tyre (edhepse thuhet se prej tyre shkaktohen dëme të ndryshme, si: dobësim dhe rënie të flokëve, apo dhembje koke, etj).

Ndërsa ajo që është me rëndësi në përdorimin e këtyre ngjyrave, është nëse këto ngjyra lejojnë apo pengojnë depërtimin e ujit në flokë dhe kjo vlen vetëm gjatë marrjes së guslit, e nuk pengon gjë në marrjen e abdesit.

Kështuqë, nëse ngjyra e lartpërmendur e cila përmban nëntë përqind apo më pak hidrgojen, lejon ujin të depërtojë në flokë dhe kokë atëherë përdorimi i saj është i lejuar pa kurfar pengese, ndërsa nëse nëpërmjet saj pengohet depërtimi i ujit, atëherë ajo ngjyrë mund të shfrytëzohet vetëm në atë kohë që gruaja nuk ka nevojë për gusël (si në kohën e hajdit, nifasit, etj). Dhe nëse përdorimi i kësaj ngjyre pengon depërtimin e ujit, atëherë gusli është i papranuar dhe i pasaktë. Andaj në kohën që femra duhet të marrë gusël, duhet të largohet nga përdorimi i ngjyrave të tilla.

(E sa i përket asaj se cila ngjyrë lejon depërtimin e ujit e cila jo, apo sa përqind lejohet të jetë hidrogjeni në to, për këtë mund të kërkosh përgjigje nga ata të cilët kanë njohuri apo janë të specializuar në këtë drejtim, ndërsa unë nuk kam njohuri të mjaftueshme në lidhje me këtë).

Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit