A kam gjynah nëse i lutem Allahut kundër njerëzve që sillen padrejtësisht me mua?

Më të lexuarat

Përgjigja:
Fillimisht, besimtari duhet ta edukojë veten që mos lutet keq, edhe për njerëzit të cilët i bëjnë keq, sepse kjo tregon madhështi për atë person dhe tregon se zemra e tij është e lidhur për gjëra të mëdha, për ahiretin, e jo për gjëra të kësaj bote. Gjithashtu, nuk duhet ta mësojë gjuhën me mallkime.

Nëse lutet kundër dikujt që i ka bërë padrejtësi, më e mira është të mos lutet fare. Nëse nuk lutet, ai fiton më shumë sesa ai që po i bën padrejtësi. Por nëse lutet, le të lutet aq sa i është bërë padrejtësia. Për shembull, nëse dikush i ka thënë një fjalë të rëndë, dhe ai lutet me fjalët: “O Allah, theja qafën”, kjo është një lutje shumë e rëndë krahasuar me fjalën që i është thënë. Në këtë rast, është më mirë të lutet në mënyrë të përgjithshme, duke thënë: “O Allah, po ta lë Ty çështjen time. Ti merr hak kundër tij”, ose: “O Allah, bëje që ai të përjetojë çfarë unë po përjetoj.”

Opsioni i dytë është të lutemi më tepër sesa jemi dëmtuar, dhe kjo nuk lejohet, sepse është teprim. Ashtu siç u cek më herët: kur dikush na bën një fyerje, ne nuk duhet t’ia kthejmë me dhjetë mallkime.

Nëse lutemi, le të lutemi aq sa kemi të drejtë. Për shembull, nëse dikush na ka humbur vendin e punës me shpifje e dallavere, atëherë themi: “O Allah, bëje atë që të përjetojë çfarë unë po përjetoj.”

Hoxhë Dr. Rasim Haxha

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit