25.8 C
Pristina
Sunday, June 26, 2022

A i lejohet femrës muslimane të punoj në butik ku shiten rroba “të modës”?

Më të lexuarat

Pyetja:

A lejohet me punu në një butik ku shiten rroba “të modes”, dmth. janë rroba që nuk lejohet t’i vesh femra muslimane jashtë shtëpisë?

***

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut të Lartësuar, përshëndetjet lëvdatat të Dërguarit të Tij.

Dihet fare mirë se në parim, gjërat janë të lejuara, ngase Allahu i Lartësuar ato i krijoi për ne dhe për nevojat tona. Nga ky rregull i përgjithshëm i kemi dy përjashtime; njëri ndërlidhet me gjëra të caktuara të cilat i ndaloi Allahu, sikurse ngrënia e mishit të derrit e ngordhësirës, pirja e alkoolit, etj. Dhe tjetra ndërlidhet me përdorim të ndaluar që mund t’iu bëhet gjërave të lejuara, sikurse veshja e mëndafshit dhe bartja e arit për meshkujt, shitblerje me kamatë, etj. Nga ky rregull kuptojmë se të gjitha veshmbathjet që nuk prodhohen nga gjëra të ndaluara (psh. lëkura e derrit), apo nuk kanë përdorim të ndaluar (haram), shitblerja dhe përdorimi i tyre është i lejuar. Ndërsa sa i përket pyetjes paraprake themi se, rrobat të cilat shiten aty mund ta kenë njërin prej tri përdorimeve: – Përdorim të lejuar (hallall) të papërzier me haram. Në këtë rast lejohet shitja e këtyre rrobave, gjegjësisht edhe të punohet në butiqe që shesin rroba të tilla. – Përdorim vetëm të ndaluar (haram), fjla vjen rroba të cilat nuk e mbulojnë trupin e femrës sipas sheriatit dhe ato rroba nuk veshen ndryshe vetëm se nëpër ahengje të përziera gra dhe burra. Në këtë rast nuk lejohet shitja e këtyre rrobave, gjegjësisht nuk lejohet as qepja e tyre dhe puna në butiqe që shesin rroba të tilla. – Përdorim të përzier; edhe hallall edhe haram. Fjala vjen nëse të njëjtat rroba që nuk e mbulojnë trupin e femrës sipas sheriatit veshen edhe nëpër ahengje të përziera gra dhe burra, por edhe në ahengje vetëm të grave, apo ato rroba gruaja i vesh edhe kur është në shtëpi edhe kur del jashtë shtëpisë. Në këtë rast duhet të shikojmë se cili përdorim ka shtrirje më të gjerë; nëse përdorimi i tyre halla është më i theksuar, atëherë nuk ndalohet shitja e tyre dhe as puna në butiqe me rroba të tilla. E nëse përdorimi i tyre haram është më i theksuar, atëherë më mirë është të mos shiten rroba të tilla dhe të mos punohet në butiqe me rroba të tilla. Allahu e di më së miri.

Hoxhë dr. Rasim Haxha

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit