19.2 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

A i lejohet çiftit musliman të mbaj Kuran në dhomën e gjumit?

Më të lexuarat

Pyetja:

A i lejohet çiftit musliman të mbaj Kuran në dhomën e gjumit? Sepse mes çiftit parashihet të ketë edhe intimitet dhe a mund të jetë kjo mosrespekt i Kuranit?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut.

Së pari:

Nuk ka dallime në mendime midis dijetarëve se është e detyrueshme të tregohet respekt ndaj Kuranit dhe të trajtohet me kujdes.

Neveviu ka thënë: Dijetarët janë pajtuar njëzëri se është e detyrueshme të respektohet Kurani dhe të trajtohet me kujdes. [1]

Së dyti:

Dijetarët kanë përmendur shumë shembuj të mosrespektimit të Kuranit, duke përfshirë këtu:

Hedhja e tij në tokë ose në vende të pista, shkelja mbi të, ose pështyrja në të dhe veprime të tjera që tregojnë mosrespektim të fjalës së Allahut.

Por kjo nuk përfshin një burrë që kryen marrëdhënie seksuale me gruan e tij në një dhomë në të cilën ka Mus’haf, pavarësisht nëse ka apo jo dhoma të tjera.

Është e njohur se shtëpitë e shumicës së muslimanëve nuk janë pa mus’hafë, por nuk ka asnjë raport nga asnjë prej dijetarëve – në ato që kemi nga librat e tyre – që sugjeron se nuk lejohet që burri të kryejë marrëdhënie me gruan e tij në një dhomë në të cilën ka një Mus’haf. Nëse ky do të ishte një parim i vendosur sipas këndvështrimit të tyre, ata do ta kishin deklaruar dhe shpjeguar atë, siç shpjegonin çështjet e tjera të dijes. Meqenëse nuk përmendën një rast të tillë apo raste të ngjashme, kjo tregon se parimi bazë mbetet në fuqi.

Një burrë e pyeti Ibn Abbasin: A mund ta vendos Mushafin në shtratin ku kam marrëdhënie seksuale? Ai tha: Po. [2]

I lejohet dikujt të lexojë Kuran në dhomën e gjumit dhe në shtrat, nëse nuk është xhunub, dhe mund të lexojë nga Mus’hafi (Kurani) nëse ka abdes.

Sikur të ishte haram vendosja e Mus’hafit (Kurani) në dhomën e gjumit, që zakonisht është vendi ku ndodh intimiteti mes bashkëshortëve, dijetarët do ta kishin sqaruar dhe nuk do ta kishin neglizhuar, sepse është diçka që ndodh vazhdimisht dhe është diçka për të cilën njerëzit kanë nevojë. të dish.

Dijetarët e Komitetit të Përhershëm (3/67)

Allahu e di më së miri.

Burimi: islamqa.com

———————————

[1] “el-Mexhmu” (2/85)

[2] Abdu Razzaaku, “Musannef” (2/171); Ibn Ebi Davudi, “el-Mesahif” (446)

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit