A është mëkat të mos lindësh më shumë fëmijë për arsye financiare?

Më të lexuarat

Pyetje: A është mëkat nëse dikush nuk ka fëmijë për shkak të të ardhurave shumë të vogla? Ajo që dua të them është se paga e tij mund të përballojë vetëm një fëmijë, kështu që nëse do kishte më shumë se një fëmijë nuk do të ishte në gjendje të kujdeset për të, a është ky person mëkatar?


Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut …

Lindja e fëmijëve është një nga qëllimet më të rëndësishme të martesës në Islam. Tekstet e Kuranit dhe Sunetit na tregojnë qartë se furnizimi (rrisku) i të gjitha krijesave është i garantuar nga Allahu, i Lartësuar, dhe se furnizimi i një fetusi shkruhet për të qysh kur është në barkun e nënës së tij.

Ligji islam (Sheriati) i urdhëron muslimanët që të kenë fëmijë, sepse kjo është një çështje me rëndësi për umetin. Megjithatë, furnizimi na jepet nga Zoti i botëve. Prandaj, ndalimi i përhershëm i lindjes për shkak të frikës nga varfëria ose për ndonjë arsye tjetër nuk është i lejuar, përveç nëse ka një domosdoshmëri të pranuar nga Sheriati, si për shembull frika nga një dëm i sigurt apo shumë i mundshëm që mund t’i ndodhë nënës.

Nuk duhet të parandalohet shtatzënia, qoftë edhe përkohësisht, vetëm për shkak të frikës nga varfëria. Përkundrazi, një musliman duhet të ndjekë shkaqet e lejueshme për të pasur fëmijë dhe të mbështetet te Allahu, i Gjithëfuqishmi, për çështjen e furnizimit.

Megjithatë, nuk ka mëkat nëse dikush e vonon shtatzëninë përkohësisht.

Burimi: https://www.islamweb.net/

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit