9.5 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

A është e lejueshme për gruan me menstruacione që ta lexojë Kur’anin dhe librat e lutjeve [du’ave]?

Më të lexuarat

Pyetje:

A është e lejueshme për një grua me menstruacione që ta lexojë një libër lutjesh
në ditën e Arafatit, duke pasur parasysh faktin që libri përmban ajete Kur’anore?

***

Përgjigje:

Nuk prish punë që gruaja me menstruacione apo gjakderdhje te paslindjes t’i
lexojë librat e lutjeve, që janë shkruar për ritet e pelegrinazhit. Në fakt, s’ka gjë të keqe që
ajo ta lexojë Kur’anin, sipas opinionit të saktë. Nuk ka ndonjë tekst të qartë e të vërtetë
që ndalon gruan me menstruacione apo gjakderdhje te paslindjes ta lexojë Kur’anin.
Gjëja që është transmetuar ka të bëjë vetëm me personin e papastër nga marrëdhëniet
seksuale. Si i tillë, ai s’bën ta recitojë Kur’anin. Kjo bazohet në hadithin e Aliut,
radijallahu anhu.
Për sa i përket gruas me menstruacione dhe gjakderdhje të paslindjes, është hadithi i Ibn
Umerit, ku thuhet:”Kur’anin s’bën ta lexojë as gruaja me menstruacione, as njeriu i
papastër nga marrëdhëniet seksuale [xhunub]”. Mirëpo, ky hadith është i dobët. Kjo
ngaqë ky është nga transmetimet e Isma’il Ibn Ijash në autoritetin e njerëzve të Hixhazit,
dhe ai është i dobët kur transmeton prej tyre. Mirëpo, ajo mund ta lexojë atë që e ka
mësuar përmendsh, pa e prekur Kur’anin. Për sa i përket personit të papastër nga
marrëdhëniet seksuale, ai/ajo s’bën ta recitojë as atë që e di përmendsh apo ta prekin
Kur’anin, derisa të ai/ajo të bëjë gusl. Dallimi mes këtyre dyve është periudha e shkurtër
kohore e personit xhunub, meqë ai mund të bëjë gusl menjëherë pasi të ketë kryer
marrëdhënie me bashkëshorti[e]n. Periudha kohore s’është e gjatë dhe ai e ka këtë nën
kontroll, meqë mund të bëjëgusl kur të dojë. Edhe nëse s’mund të gjejë ujë, ai mund ta
bëjë tejemum dhe të falet. Mirëpo, gruaja me menstruacione apo gjakderdhje të paslindjes
nuk ka kontroll mbi zgjatjen kohore të tyre, se një gjë e tillë është në Dorën e Allahut.
Menstruacionet dhe gjakderdhja e paslindjes mund të zgjasë me ditë.
Ndaj, është e lejueshme për ta që ta lexojnë Kur’anin në mënyrë që të mos e harrojnë atë
çfarë kanë mësuar përmendsh, dhe që mos t’i humbasin vlerat e leximit të tij. Kjo po
ashtu është që ata të mësojnë ligjet e Sheriatit nga Libri i Allahut. Pra, është edhe e
lejueshme që ajo t’i lexojë librat e lutjeve që kanë ajete Kur’anore dhe hadithe të përziera
me to. Ky është mendimi i saktë dhe është mendimi i saktë i dijetarëve, Allahu i
mëshiroftë, rreth kësaj çështjeje.

Nga “Fetaua el-Mer’e” të shejh bin Baz

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit