14.2 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

A E KA VALID HAXHIN NJË NJERI QË KA BORXH?

Më të lexuarat

Pyetje: A e ka valid haxhin një njeri që ka borxh?

Përgjigje: Po, haxhin e ka valid, por më e mira është që fillimisht ta lajë borxhin e vet, sepse larja e borxhit ka përparsi pasiqë ka të bëj me hakun ndaj krijesave, ndërsa haxhi është obligativ varësisht prej mundësisë së njeriut, ashtu sikurse ka ardhur në ajet: “Njerëzit e kanë obligim nga Allahu Haxhin në Shtëpinë (Qabenë) kushdo prej tyre që ka mundësi…” (Ali Imran 97).

Ai që ka borxh dhe s’mund ta kthejë atë, ai pra llogaritet njeri që s’ka mundësi ta bëj haxhin dhe s’është e kërkuar prej tij ta bëj përderisa është në këtë gjendje. Por nëse ai e bën haxhin, atëherë haxhi i tij është në rregull, por ka lënë dicka që ka qenë më prioritare, e që në këtë rast është dhënia e hakut ndaj njerëzve.

Përktheu: Mr. Enis Arifi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit