18.4 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

A bën të agjërohet Ashurja kur kam ditë të mbetura nga Ramazani?

Më të lexuarat

Pyetje:

A bën të agjërohet Ashurja ose ditë të tjera vullnetare kur ende s’i kam përfunduar ditët e Ramazanit? Nëse jo, a bën të agjërohet dita e Ashures me nijet të kompensimit të ditëve të paplotësuara të Ramazanit, pra jo për të agjëruar ditën e Ashures?

***

Përgjigje:

S’bën të agjërojë vullnetarisht, ndërsa i ke një ditë apo disa ditë për të kompensuar nga Ramazani. Por, ti duhet të fillosh me kompensimin e ditëve të paplotësuara të ramazanit, e më pas të agjërosh vullnetarisht. Së dyti, nëse ti agjëruar ditën e dhjetë dhe të njëmbëdhjetë të muharremit, me qëllimin e kompensimit të ditëve të ramazanit, atëherë, kjo është e lejueshme dhe e mjaftueshme për kompensimin e dy ditëve ndër ditët e paplotësuara. Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Shpërblimi për veprat varet nga qëllimet, dhe çdo person do të marrë shpërblimin sipas qëllimit që ka patur…”

Me Allahun është suksesi, dhe përshëndetjet e lutjet tona qofshin mbi pejgamberin
Muhamed ﷺ mbi familjen e tij dhe mbi shoqëruesit e tij.

Komisioni i përhershëm për Kërkime Islamike dhe Fetua”Fetwa el-Lexhne ed-Da’imeh lil-Buhuth el-Islamije uel-Ifta”, vëll.10, faqe 401, fetuaja nr.6774

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit