13.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

A mund të agjërohet ashurja vetëm një ditë?

Më të lexuarat

Pyetje:

A është e lejueshme ta agjërosh ashuren vetëm një ditë?

***

Përgjigje:

Është e lejueshme të agjërosh ditën e ashures [ditën e dhjetë të muajit muharremit] vetëm një ditë, por është më mirë të agjërosh ditën para saj dhe ditën pas saj. Ky është sunet i vërtetuar nga Pejgamberi ﷺ i cili tha: “Nëse ende jam këtu vitin e ardhshëm, atëherë, sigurisht, do ta agjërojë ditën e nëntë [të muharremit]” [Transmetuar nga Muslim, Ahmed, Ibn Maxhe, Ibn Ebi Shejbeh, et- Tahaui, el-Bejheki dhe el-Begaui.] Ibn Abas, radijallahu anhuma, ka thënë: “Së bashku me ditën e dhjetë [të muharremit]”.

Me Allahun është suksesi, dhe përshëndetjet e lutjet tona qofshin mbi pejgamberin
Muhamed, salallahu alejhi ue selam, mbi familjen e tij dhe mbi shoqëruesit e tij.

Komisioni i përhershëm për Kërkime Islamike dhe Fetua
“Fetwa el-Lexhne ed-Da’imeh lil-Buhuth el-Islamije uel-Ifta”, vëll.10, faqe 401, fetuaja nr.13700

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit