4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Arrestohet i dyshuari që planifikoi sulmin në Stamboll

Më të lexuarat

Policia turke ka arrestuar personin A.S. për të cilin ekziston dyshim se ka planifikuar sulm në natën e Vitit të Ri në klubin “Reina”, kur terroristi Abdulgadir Masharipov vrau 39 persona dhe plagosi 69 të tjerë.

I arrestuari, identiteti i të cilin është shënuar me inicialet A.S. është arrestuar në operacionin e policisë në Stamboll. Ai është regjistruar si banor i Antalisë, por ka pasur edhe shtetësi franceze, shkruan gazeta “Star”, e cila i referohet kumtesës së policisë në qytetin Burdur.

Hetimi i ka zbuluar gjurmët e tij nga marrëveshja për qira të një apartamenti në lagjen Esenjort, ku më 17 janar u arrestua Masharipov, transmeton Kosovapress.

A.S ka jetuar në Francë nga viti 2009. Më 10 janar prokuroria në qytetin Burdur filloi hetim kundër tij dhe në bazë të grumbullimit të të dhënave në lidhjet me Masharipov ai është arrestuar nga polica në Stamboll.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit