1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

125 vjet ‘Made in Germany’

Më të lexuarat

Masa u kthye papritur kundër iniciatorit: Me një formulim të vogël synohej të diskriminoheshin prodhimet gjermane në Britaninë e Madhe. Ideja rezultoi e suksesshme (për prodhuesit gjermanë).
Made in Germany – kjo etiketë nuk është shpikje gjermane Ajo u krijua si rezultat i ligjit britanik për markat tregtare, i cili hyri në fuqi më 23 gusht 1887. Sipas tij çdo konkurrenti të mallrave industriale britanike duhet t’i stampohej një lloj shenje identifikimi. Çdo fuqi tregtare, e cila donte të bënte tregti në Britani të Madhe, duhet t’i pajiste produktet e saj me të dhënën e prejardhjes.
“Kjo drejtohej veçanërisht kundër Gjermanisë dhe disa vendeve të tjera, sepse për gjermanët dyshohej se imitonin prodhimet britanike”, thotë në bisedë me Deutsche Wellen historiani i ekonomisë i Universitetit të Bielefeldit Werner Abelshauser. “Kjo zbatohej për veglat prerëse, thika e të tjera nga Solingeni. Por kishte të bënte edhe me makinat nga Saksonia.”
Mbrojtje dhe mospranim
Abelshauser beson se asokohe luanin një rol të rëndësishëm dy arsye: Nga njëra anë synohej mbrojtja e konsumatorit britanik prej mbeturinave, pra prej imitimeve të lira që u bëheshin veglave prerëse cilësore të Sheffieldit. Nga ana tjetër duhet të stigmatizohej dhe të shënohej me një vulë negative ndërtimi i makinave në Gjermani, i cili qysh atëherë kishte epërsi.
Megjithatë, kjo masë u kthye papritur kundër iniciatorit, sepse etiketa “Made in Germany” u kthye hap pas hapi në një karakteristikë të veçantë cilësie. Mirëpo, deri sa arriti këtu kaloi kohë. Në të ashtuquajturën Marrëveshje të Madridit të vitit 1891 shumica e fuqive tregtare u zotuan të mos lejonin më të dhëna të rreme prejardhjeje mbi mallrat e tyre. Asnjë produkt nuk duhet të paraqitej sikur të kishte identitet tjetër. Çdo vend zotohej të përdorte emërtimin e vet “Made in…”.

BE kërkon ta zëvendësojë “Made in Germany” me “Made in EU”
Marshim triumfal pas Luftës II Botërore
“Shtetet kishin frikë nga imituesit, nga vjedhja e patentës, mirëpo atyre iu desh të kuptonin se kjo nuk i detyrohej imitimit dhe gjërave të tilla, po faktit që konkurrenti ishte thjesht më i mirë,” – thotë Abelshauser.
Kështu ndodhi me kalimin e kohës së paku në Evropë. Në 1914-n erdhi Lufta e Parë Botërore dhe etiketa “Made in Germany” u vendos gjithnjë e më shumë në fokus: Mallrat me këtë të dhënë origjine nuk lejohej të ofroheshin në tregje, të cilat kontrolloheshin nga britanikët apo nga aleatët e tyre.
Por marshimi triumfal i vërtetë i kësaj marke nisi pas Luftës së Dytë Botërore; atëherë kur u bë e qartë se Gjermania (ndryshe nga Shtetet e Bashkuara) nuk u përqendrua te prodhimi në masë, por i kërkoi anët e veta të forta te puna cilësore dhe te “prodhimi pasindustrial me porosi”, siç e formulon Werner Abelshauser.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit