6.6 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Në Siri mund të përdoren edhe armë biologjike dhe kimike

Më të lexuarat

Gjendja në Siri vazhdon të shkallëzojë. Ndërkohë që autoritete të ndryshme bëjnë të ditur se regjimi i Asadit ka mundësi për përdorimin edhe të armëve biologjike dhe kimike.
Siria duket se ka materie të mjaftueshme jo vetëm për për krijimin e armëve kimike, por edhe biologjike. Këtë bën të ditur ish-shefi i Shtabit për planifikim në ministrinë e Brendshme, Hans Rühle, në një shkrim në gazetën “Die Welt”. Sipas tij, Damasku ka mundësi për shkaktimin e sëmundjeve dhe epidemive të ndryshme.
Të hënën presidenti amrikan Barack Obama paralajmëroi për mundësinë e ndërhyrjes ushtarake në qoftë se kërcënon rreziku që Siria të përdorë armë kimike apo biologjike. Obama ka thënë se ekziston “linja e kuqe”, e cila nuk mund të kalohet. Në të kundërtën SHBA-ja do të jetë e detyruar të ndërhyjë dhe të mbrojë popullatën dhe partnerët e saj.
Rusia kundër kërcënimit të Obamas
Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov ka kërkuar prej Perëndimit që të mos angazhohet për ndonjë zgjidhje, e cila në rastin e Sirisë do të anashkalonte Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Moska dhe Pekini janë të mendimit se duhet të respektohet e drejta ndërkombëtare dhe Karta e OKB-së.

Rusia dhe Kina kanë penguar në KS deri tani të gjithë rezolutat, të cilat parashikonin ndonjë mundësi të ashpërsimit serioz të sanksioneve kundër regjimit të Basharl al- Assadit.
Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, i cili në Siri ka rreth 50 bashkëpunëtorë, paralajmëron për gjendjen tepër të rëndë në sektorin e shëndetësisë në këtë vend. Kjo organizatë humanitare pohon se “gjendja e shëndetësisë është në kolaps”, gjë që mund të shkaktojë edhe sëmundje dhe epidemi edhe më të rrezikshme.
Ndërkohë në Siri edhe sot kanë vazhduar luftimet. Për shpërthime dhe shkëmbime zjarri mes trupave qeveritare dhe kryengritësve lajmërohet nga disa qytete. Nga kryeqyteti Damask dhe rajone të tjera njoftohet edhe për të vdekur dhe të plagosur.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit