Në komunën e Gjilanit ka përfunduar fushata e korrje shirjeve, e cila ka filluar me 3 korrik dhe ka përfunduar me 30 korrik. Në këtë fushatë janë angazhuar rreth 50 kombajna dhe çmimi i korrjes ka qenë 100 €/ha.
Komuna e Gjilanit përmes një komunikatë për media ka njoftuar se “Komisioni komunal për korrje-shirje, ka përcjell nga afër tërë fushatën dhe nuk ka hasur ndonjë problem të theksuar”.
“Janë korrur rreth 2300 ha me drithëra të bardha, ndërsa rendimenti mesatar ka qenë rreth 4000 kg/ha. Ky rendiment është i kënaqshëm, sidomos kur kemi parasysh kushtet jo të volitshme që mbretëruan në kohën kur është mbjell gruri dhe thatësia me temperaturë ekstreme që mbretëroi gjatë tërë muajit qershor”.
Përkundër kushteve të pavolitshme besohet se në rendiment ka ndikuar shumë edhe fara cilësore si dhe plehu artificial, të cilët shumica prej bujqve i kanë marrë falas nga drejtoria për bujqësi, si dhe subvencionet që po jep Ministria për Bujqësi.
Në komunikatë me tej thuhet, sikur tërë sasia e grurit të korrur të përdorej për ushqimin e njerëzve, mund të thuhet se komuna e Gjilanit, nga arat e veta, sivjet i ka plotësuar 40 % të nevojave për bukë.
Nga të dhënat e drejtorisë për bujqësi në Gjilan është konstatuar se çdo vit po rriten sipërfaqet e tokës që punohen.kohaislame