5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

“THËRRET RUSIA, NUK DO TË ANËTARËSOHEMI NË NATO”

Më të lexuarat

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se Serbia nuk do të jetë anëtare e asnjë pakti ushtarak, mirëpo si anëtare e Partneritetit për paqe do të vazhdoj bashkëpunimin e paraparë me atë partneritet.

Kjo është deklarata më e qartë e qeverisë së re serbe të përbërë nga ish radikalët dhe socialistët, sa i përket vizionit euro-atlantik, ndërsa mund të jetë shenja e parë e tërheqjes nga proceset integruese evropiane dhe forcimit të lidhjeve me Rusinë, transmeton OraInfo

“Politika e vendit tonë është plotësisht e qartë, dhe as unë e askush tjetër nuk ka të drejt ta ndryshoj. Ne e kemi Kushtetutën, e kemi deklaratën e Kuvendit. Republika e Serbisë është anëtare e Partneritetit për paqe, prandaj ushtria dhe forcat tona mbrojtëse do të vazhdojnë të bashkëpunojnë në kuadër të këtij partneritetit, por ne nuk do të jemi anëtar të asnjë pakti ushtarak”, ka thënë Vuçiq me rastin e vizitës në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit