1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

EUROZONA SHËNON NUMËR REKORD TË PAPUNËSISË

Më të lexuarat

Bashkimi Evropian njoftoi se numri i njerëzve të papunë në 17 shtete të Eurozonës ka shënuar një rekord të ri në muajin qershor.

Zyra për statistika e BE-së, Eurostat, bëri të ditur se më shumë se 17 milionë njerëz ose 11.2 për qind u regjistruan si të papunë gjatë muajit qershor, njofton REL.

Kjo përbën më shumë se 123 mijë njerëz në krahasim me muajin maj, ndërsa shënon nivelin më të lartë i papunësisë në Eurozonë që nga viti 1999.

Përqindjen më të lartë të njerëzve të papunë e ka Spanja me 25 për qind, e pasuar nga Greqia, Portugalia dhe Irlanda, të cilat që të gjitha kanë kërkuar pakot ndihmëse financiare nga BE-ja.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit