-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

QEVERIA GJERMANE MBËSHTET SYNETITË

Më të lexuarat

Qeveria gjermane dëshiron të sigurojë që prindërit hebrej dhe ata myslimanë të mund të vazhdojnë t’i bëjnë synet fëmijët e tyre pavarësisht vendimit të një gjykate lokale, sipas të cilës kjo praktikë hyn në radhët e dëmtimeve kriminale të trupit.

Një zëdhënës i kancelares gjermane, Angela Merkel, theksoi përkushtimin e qeverisë në mbrojtjen e lirisë fetare përfshirë praktikën e lashtë të synetisë.

Shtefen Zajbert u tha të premtën gazetarëve në Berlin se qeveria është në kërkim të një zgjidhjeje të shpejtë për këtë çështje.

Përfaqësuesit e hebrejve dhe të myslimanëve protestuan, ditë më parë, kundër vendimit të gjykatës në Këlln lidhur me një rast të synetisë së një djali katër vjeçar, gjatë të cilit kishte pasur komplikime, njofton Rel.

Kreu i Asociacionit Gjerman të Mjekësisë u rekomandoi mjekëve, këtë javë, ta ndërprejnë bërjen synet deri në qartësimin me ligj të kësaj çështje.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit