12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

DIPLOMOI GJENERATA E 43 E POLICISË SË KOSOVËS

Më të lexuarat

Pas një trajnimi njëzetë javor në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot diplomuan 133 kadetë të rinj të Policisë së Kosovës. Në mesin e të diplomuarve janë 13 femra dhe 17 pjesëtarë nga komunitetet pakicë.

Në ceremoninë e diplomimit morën pjesë, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, Rektori i Universitetit të Prishtinës, Mujë Rugova, drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi, përfaqësues të zyrave diplomatike në Kosovës, përfaqësues të ICITAP-it, OSBE-së dhe përfaqësues të institucioneve tjera.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, tha se policët e sapodiplomuar do të marrin detyra dhe përgjegjësi të reja për ruajtjen e rendit dhe qetësisë për gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, pasi Policia e Kosovës është ndër Institucionet më të avancuara në vend.

“Puna policore vlerësohet ndër punët më të rrezikshme. Puna jonë e përbashkët dhe tejkalimi i sfidave padyshim se kërkon sakrifica, por gjithmonë shpaguhet dhe në ketë rast, Policia e Kosovës është argumenti më i mirë se këto sakrifica dhe mundime po shpaguhen me të arritura të mëdha dhe përkrahje nga qytetarët e Kosovës”, theksoi Rexhepi.

Ministri Rexhepi tha se Akademia e Kosovës me përkrahjen e OSBE-së, ICITAP-it dhe Komisionit Evropian do të jetë shembull për të mirë në tërë rajonin dhe më gjerë, sa i përket trajnimit dhe edukimit të pjesëtarëve të Policisë.

Ndërsa, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, tha se Policia e Kosovës do të vazhdojë të angazhohet për të qenë profesionale, e zhvilluar dhe moderne, drejt përmbushjes së synimeve të saja që janë luftimi i krimit të organizuar, korrupsionit, ekonomisë joformale në tërësi, si dhe avancimi dhe kontrollimi i sigurisë ndërkufitare.

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi, pasi i uroi kadetët për diplomimin e tyre, tha se zyrtarët policor do të ballafaqohen me suksese dhe sfida gjatë kryerjes së detyrës.

Drejtori Smakiqi tha se Akademia do të vazhdojë të kontribuoj në trajnimin e zbatueseve të ligjit, respektimit të rendit dhe sigurisë në vend, sepse Akademia është institucion i të gjitha llojeve të trajnimeve më bashkëkohore për të gjithë pjesëtarët e sigurisë publike në Republikën e Kosovës dhe më gjerë.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit