2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Tiranë, tritol banesës, bashkëshortët: S’kemi konflikte

Më të lexuarat

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur kryeqytetin në orët e parë të mëngjeit të sotëm.

Shpërthimi ndodhi në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, pranë ‘21 Dhjetorit’ në Tiranë, në katin e 6 të një pallati. Shpërthimi dyshohet i komanduar, por ende nuk dihen shkaqet.

Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se nuk ka të lënduar në njerëz, ndërkohë që llogariten dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të motiveve të ngjarjes, megjithëse nuk ende ka një pistë.

SHPRESA QATIPI: NUK KEMI KONFLIKTE
Bashkërshortët Gani dhe Shqipe Qatipi, në një prononcim të dhënë për e gazetarin e NEWS24, Spartak Koka, thonë se nuk kanë konflikte me ndonjë nje person.

“Mbrëmë në ora 22:30 natës dëgjuam një shpërthim të fuqishëm dhe nuk e morëm vesh nga erdhi, vetëm ku pamë tym jashtë derës tonë, një tritol i vendosur, arsyen nuk e dimë, ne nuk jemi natyrë që zihemi me njeri, jemi paqësor. Arsyen nuk e kuptoj, tritoli ka qënë ngjitur me derën”,- theksoi Qatipin.
(e.m/BalkanWeb)kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit