Përgëzime (بشارات)
Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin ﷺ.
Vëllezër dhe motra të nderuar,
Dijetarët e Islamit kanë folur shpesh për një kategori njerëzish që kanë një pozitë shumë të lartë tek Allahu. Ata janë njerëzit që nuk bëjnë mirë vetëm për veten e tyre, por mirësia e tyre përhapet dhe u sjell dobi edhe të tjerëve.
Ibn el-Kajim رحمه الله thotë:
قال ابن القيم رحمه الله:
“أهل الإحسان والنفع المتعدِّي وهم:
العلماءُ،
وأئمة العدل،
وأهل الجهاد،
وأهل الصدقة وبذل الأموال في مرضاة اللَّه.
فهؤلاء ملوك الآخرة، وصحائف حسناتهم متزايدة، تملى فيها الحسنات وهم في بطون الأرض، ما دامت آثارهم في الدنيا.
فيا لها من نعمة ما أجلَّها، وكرامة ما أعظمها! يختصُّ اللَّه بها من يشاء من عباده.”
(طريق الهجرتين لابن القيم)
Kuptimi i kësaj fjale është shumë i madh.
Ibn el-Kajimi tregon se njerëzit që bëjnë mirë dhe që përfitojnë të tjerët janë disa kategori:
• Dijetarët, të cilët i udhëzojnë njerëzit me dijen e tyre.
• Udhëheqësit e drejtë, që vendosin drejtësi mes njerëzve.
• Ata që luftojnë në rrugën e Allahut, për të mbrojtur fenë dhe të drejtën.
• Ata që japin sadaka dhe shpenzojnë pasurinë e tyre për hir të Allahut.
Pastaj ai thotë se këta janë mbretërit e Ahiretit.
Arsyeja është se veprat e tyre të mira vazhdojnë të shtohen edhe pasi ata të kenë vdekur. Edhe kur ata janë në varret e tyre, regjistri i veprave të tyre vazhdon të mbushet me sevape, për sa kohë që ndikimi dhe dobia e veprave të tyre vazhdon në këtë botë.
Sa dhunti e madhe është kjo!
Sa nder i madh është kjo!
Allahu ia jep këtë mirësi kujt të dojë nga robërit e Tij.
Prandaj muslimani duhet të përpiqet që të jetë nga ata njerëz që lënë gjurmë të mira pas vetes, qoftë me dije, me drejtësi, me sakrificë në rrugën e Allahut, apo me bamirësi dhe sadaka.
Sepse veprat që i sjellin dobi të tjerëve janë nga veprat që vazhdojnë të shpërblehen edhe pas vdekjes.
Allahu na bëftë prej atyre që bëjnë mirë dhe që lënë gjurmë të mira në këtë botë dhe në botën tjetër.
Amin.
Hoxhë Bekir Halimi
