Sherkavi i përgjigjet Ali Larixhanit: “Ju po korrni atë që keni mbjellë”

Më të lexuarat

Ed’hem Sherkavi shkroi këto rreshta në përgjigje të një letre nga Sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Larixhani, drejtuar botës islame, në të cilën Larixhani bëri thirrje për thyerjen e heshtjes, duke theksuar se e ardhmja e Ymetit varet nga uniteti i tij. Larixhani shtoi në letrën e tij:
“Me përjashtim të rasteve të rralla, dhe vetëm brenda kufijve të qëndrimeve politike, asnjë vend islam nuk ka qëndruar pranë popullit iranian.”
Sherkavi u përgjigj:
Z. Ali Larixhani!
Nuk është për t’u habitur që ju pyesni: Pse ne nuk shprehim simpatinë tonë ndaj jush?
Ajo që është vërtet për t’u habitur është se ju e bëni këtë pyetje pas gjithë kësaj gjakderdhjeje!
Ju po korrni atë që keni mbjellë.
1. Kush u mburr para botës se ka pushtuar katër kryeqytete arabe? A nuk ishit ju?
2. Kush hyri në Irak mbi shpinën e një tanku amerikan dhe më pas pretendoi se kishte ardhur në ndihmë të të shtypurve? A nuk ishit ju?
3. Kush i hapi rrugën Amerikës në Afganistan dhe i ndihmoi ata të konsolidonin pushtimin e tyre? A nuk ishit ju?
4. Kush i lëshoi ​​milicitë shiite irakiane që të na pinin gjakun në rrugët e qyteteve tona? A nuk ishit ju?
5. Kush na masakroi në Siri për trembëdhjetë vjet, duke e shndërruar tokën e saj në një arenë për milicitë dhe mercenarët? A nuk ishit ju?
6. Kush e ftoi Rusinë t’i bashkëngjitej masakrimit të popullit sirian kur ju nuk mundët ta thyenin të vetëm vullnetin e atij populli? A nuk ishit ju?
7. Kush e bombardoi vendin tonë nga të gjitha anët, duke mos bërë dallim midis civilëve dhe ushtarakëve, midis fëmijëve dhe luftëtarëve? A nuk ishit ju?
Duart tuaja pikojnë nga gjaku ynë.
Prandaj mos vini sot me një këmishë të njollosur me gjak të rremë dhe thoni: “E hëngri ujku!”
Ju ishit ujku në këtë histori!
Ne nuk gëzohemi për fatkeqësinë tuaj, as nuk mburremi, por kjo është drejtësia e Allahut! Ne gëzohemi për bombardimin që i bëni sionistëve, të cilët i luftoni për projektin tuaj, jo për tonin. Kur ne u kursyem prej tyre, nuk u kursyem prej jush, dhe kur ata na vranë, ju nuk na erdhët në ndihmë!
I lutemi Allahut të na mbrojë prej tyre dhe prej jush, dhe të ruajë atdheun tonë prej tyre dhe prej jush!

(Marrë nga Dr. Ali Es-Salabi)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit