Grupi i udhëhequr nga Egjipti me 21 shtete myslimane dënon sulmet e Izraelit ndaj Iranit

Më të lexuarat

Një grup prej 21 shtetesh muslimane, i udhëhequr nga Egjipti, ka dënuar sulmet e Izraelit ndaj Iranit dhe ka bërë thirrje për ulje të menjëhershme të tensioneve dhe çarmatim bërthamor “pa përzgjedhje”.

Ky qëndrim i referohet programit bërthamor të Izraelit.

Grupi paralajmëroi se konflikti rrezikon të përshkallëzohet më tej dhe kërkoi një armëpushim të menjëhershëm. Gjithashtu, ata shprehën mbështetjen për një Lindje të Mesme pa armë bërthamore, duke i bërë thirrje të gjitha shteteve të rajonit që t’i bashkohen Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT).

Shtetet nënshkruese janë: Algjeria, Bahrejni, Brunei, Çadi, Komoret, Xhibuti, Egjipti, Gambia, Iraku, Jordania, Kuvajti, Libia, Mauritania, Omani, Pakistani, Katari, Arabia Saudite, Sudani, Somalia, Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. /mesazhi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit