Rukje për fëmijët, nga syri i keq dhe zilia:
I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem i bënte rukje Hasanit dhe Husejnit, dhe thoshte:
“Vërtet, babai juaj (Ibrahimi) u bënte rukje me këtë fjalë Ismailit dhe Is’hakut:
(E’udhu bi kelimatil-lahi et-tammeh min kuli shejtanin ve hammeh ve min kul-li ajnin lammeh).
“Kërkoj mbrojtje me fjalët e plota të Allahut, nga çdo shejtan dhe nga çdo gjë që ka helm, dhe nga çdo sy i keq që sjell dëm.”
(Buhariu 3371)
Shpjegim:
“El-hammeh”: është çdo gjë që ka helm nga kafshët, insektet dhe çdo gjë tjetër.
“El-‘ajn el-lameh”: është syri i keq që godet me të keq dhe i shkakton dëm atij që e sheh.
Hoxhë Sabahudin Selimi
