“Feja e shqiptarit është shqiptaria”? Jo!

Më të lexuarat

Feja nuk është çështje kombi, por çështje shpirti dhe lidhjeje me Krijuesin.
Islami nuk e mohon shqiptarinë përkundrazi, e nderon çdo popull dhe gjuhë, por e vë Zotin mbi komb, dhe të drejtën mbi pasionin.

Nëse “shqiptaria” do të thotë trimëri, burrëri, mikpritje, nder dhe drejtësi të gjitha këto janë vlera të Islamit.
Por nëse “shqiptaria” përdoret si justifikim për të lënë namazin, për të përqeshur fenë, për të shpërfillur Allahun , atëherë ajo nuk është më krenari, por idolatri moderne.

Allahu thotë në Kuran:
“Ne ju krijuam popuj dhe fise që të njiheni mes vete. Më i nderuari tek Allahu është ai që është më i devotshëm.” (El-Huxhurat: 13)

Pra nuk tha: më i miri është shqiptari, arabi apo turku – por më i devotshmi.

Kombi është identitet.
Feja është udhëzim.
Shqiptar i mirë është ai që e do vendin e vet, por nuk harron Zotin që e krijoi.

Hoxhë Florim Islami

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit