6.6 C
Pristina
Thursday, January 30, 2025

A lejohet të bëhet sexhde me takijeh (kapelë)?

Më të lexuarat

Pyetje: A lejohet të bëhet sexhde me takijeh (kapelë)?

Përgjigje: Bërja sexhde mbi takijeh (kapelë), mbi ghutra (shami e burrave) dhe mbi rrobat që vesh personi është e urryer sepse rroba (kapela, shamia, etj.) është e ngjitur drejtpërdrejtë me ballin e tij.

Enes ibn Maliku -radijAllahu anhu- ka thënë:

“Faleshim me të dërguarin e Allahut  në vapë të madhe. Nëse ndodhte që dikush nuk mund ta vendoste ballin në tokë (nga vapa e madhe), e shtrinte rrobën dhe bënte sexhde mbi të.”

Transmeton Bukhari (1207) dhe Muslimi (191).

Kjo tregon se ata nuk bënin sexhde mbi rrobat e tyre ose mbi atë që ishte e ngjitur drejtpërdrejtë me ballin e tyre përveç në raste nevoje.

Ai tha:

“Nëse ndodhte që dikush nuk mund ta vendoste ballin në tokë (nga vapa e madhe)”

Ndërsa nëse kjo nuk është e nevojshme atëherë kjo është e urryer. Prandaj bërja sexhde mbi skajin e kapelës është e urryer sepse nuk ka nevojë për këtë. Njeriu duhet ta ngre kapelën gjatë sexhdes në mënyrë që të mund të vendosë drejtpërdrejt ballin mbi tokë.

Sa i përket diçkaje të ndarë (që nuk është e ngjitur drejtpërdrejtë me ballin e tij) siç është bërja sexhde mbi një qilim ose mbi një mindil të gjerë ku vendos duart, ballin dhe hundën, kjo nuk ka problem sepse është e ndarë. Është vërtetuar se profeti ﷺ është falur mbi “khumreh”1 që është një hasër e vogël që mjafton sa për të vendosë duart dhe ballin.


1 Mejmunia -radijAllahu anha- ka thënë: “Profeti ﷺ falej mbi khumreh (e punuar prej degëve ose gjetheve) të palmës.”

Transmeton Bukhari (381).

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit